Telegrafi

Fonseca i lumtur me fitoren dhe ngjitjen në tabelë

Roma ka vazhduar me fitore në Serie A teksa ka mposhtur Torinon në Olimpico me rezultat 3-1.

Giallorosët luajtën pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më shumë në fushë, pasi në minutën e 14-të Torino mbeti më një lojtar më pak.

Falë këtyre tri pikëve ndaj Torinos, Roma është ngritur në pozitën e katërt në tabelë, me pikë të barabarta (24) sa Juventusi në vendin e tretë dhe kanë katër pikë më pak se lideri Milan.

E me këtë fitore ka mbetur i kënaqur edhe trajneri i Romës, portugezi Paulo Fonseca.

“Tre pikët ishin objektivi ynë dhe këto më kënaqen. Qëllimi ishte të fitonim dhe e dinim që nuk ishte e lehtë. Ne fituam dhe e bëmë mirë, më pëlqente të shënonim tre gola dhe të fitonim”, tha Fonseca.

Ai ka lavdëruar për lojën e treguar mesfushorin italian Lorenzo Pellegrini që u shpall lojtar i ndeshjes.

“Pellegrini shënoi një gol të mirë dhe bëri një lojë të shkëlqyeshme si gjithmonë, por e gjithë skuadra luajti mirë”, tha Fonseca.

Roma në fundjavë do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë, pasi luan në udhëtim te Atalanta. /Telegrafi/