Telegrafi

Fonseca dëshiron të punojë përsëri me Fredin, Roma ka gati ofertën për brazilianin

Fred . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Mesfushori brazilian Fred mund të largohet nga Manchester United vetëm pas një viti qëndrim.

Fred iu bashkua verën e vitit të kaluar gjigantit anglez nga Shakhtar Donetsk për një shumë rreth 60 milionë euro.

Por mesfushori qendror nuk ka arritur të adaptohet me futbollin anglez dha ka luajtur vetëm 17 ndeshje në Ligën Premier.

26-vjeçari ka kërkuar largimin nga klubi duke dëshiruar një klub ku luan rregullisht.

Fred. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Në skenë ka dalë Roma që për trajner ka emëruar ish-trajnerin e Fredit te Shakhtar, portugezin Fonseca.

Ka qenë vetë trajneri portugez që i ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e brazilianit.

Roma është gati që për transferimin e brazilianit të shpenzojë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/