Roma ka arritur fitoren e parë në Serie A, pas dy barazimeve në dy xhirot e para.
Giallorosët kanë mposhtur para tifozëve të vet Sassuolon me rezultat 4-2, në një ndeshje spektakolare me shumë gola e raste për shënim.
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka mbetur i kënaqur nga ajo çfarë kanë dhënë futbollistët në fushë.
“Skuadra ka luajtur një lojë të shkëlqyeshme, duke shënuar katër gola dhe duke krijuar edhe shumë raste të tjera”.
“Pas rezultatit 4-0, ekipi hoqi dorë pasi ruajti energjitë për ndeshjen e mesjavës në Evropë”, tha Fonseca.
Portugezi ka lavdëruar edhe yjet e skuadrës, Lorenzo Pellegrinin që bëri tri asistime si dhe dyshen Edin Dzeko e Henrikh Mkhitaryan.
“Dzeko është shumë i rëndësishëm për ne dhe jemi të lumtur që ka qëndruar. Sa i përket Mkhitaryan, ai luajti si anësorë edhe pse nuk është pozita e tij”.
“Jam shumë i lumtur për të që debutoi me gol dhe bëri një paraqitje të madhe”, përfundoi Fonseca.
Pas tri xhirove të para, Roma ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me pesë pikë. /Telegrafi/