Site icon Telegrafi

Fondi për risi do të ndajë mirënjohje për nëntë start-up ndërmarrjet e suksesshme

Fondi për risi dhe zhvillim teknologjik do t’u ndajë mirënjohje nëntë start-up ndërmarrjeve të para për projekte të përfunduara me sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndarjen, ashtu siç u paralajmërua, do të mbajnë fjalim drejtoresha e Fondit për risi dhe zhvillim teknologjik, Jasmina Popovska dhe përfaqësuesi i Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë, njofton AIM.

Fondi në tre vitet paraprake ka përkrahur 37 ndërmarrje në realizimin e zgjidhjeve të tyre të reja dhe në përforcimin e kapaciteteve të tyre për hulumtim, zhvillim dhe menaxhim afarist. Fondi dhe instrumentet e tij janë dedikuar për ndërmarrjet inovative. /Telegrafi/

Exit mobile version