“Kosova në fazën botërore”, promovoi disa nga arritjet e Programit KAEF dhe të Kosovës në New York, para biznesmenëve të suksesshëm, veprimtarëve të njohur, disa shqiptarëve, që kanë bërë histori suksesi në SHBA, studentëve, afaristëve, diplomatëve kosovar, gazetarëve dhe miqve amerikan.
Në lokalin e famshëm “Russia Tea Room” në qytetin e New Yorkut, Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF) mbajti mbrëmë Darkën Vjetore Pranverore me temën “Kosova në fazën botërore”.
Gazmend Gjonbalaj, Këshilltar për Arsimimin Ndërkombëtar dhe Anëtar i Komitetit të Fondit të Arsimit të Kosovës, i cili moderoi mbrëmjen “Gala Praneverore”, tha se KAEF, është bërë një promotor i madh i përparimit brenda Kosovës, “Kjo mbrëmje me temën “Kosova në Faza Botërore ” tregon sukseset e shumta që e shtyjnë Kosovën në vëmendjen ndërkombëtare, duke përfshirë fushën e biznesit, politikës ndërkombëtare, sporteve apo arteve” tha zoti Gjonbalaj.
Më pas ai prezantoi protagonistët e kësaj mbrëmje , dy mysafirët special, yllin e futbollit Lorik Cana dhe Kongresmenin Eliot Engel, mbrëmjes e titulluar “Kosova on the World Stage”, e cila vuri në pah disa nga të arriturat e programit KAEF dhe ato të Kosovës në skenën ndërkombëtare
Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), në këtë ngjarje vjetore me temën ” Kosova on the World Stage” , sukseset e shumta që e shtyejnë Kosovën drejt vëmendjes ndërkombëtare, në fushën e biznesit, diplomacisë, sporteve apo artit e kulturës, janë të shumta sot, u shprehen folësit.
Bursistët e KAEF-it dhe mysafirët e kësaj veprimtarie janë ata të cilët po e përforcojnë në vazhdimësi imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, tha drejtuesi kësaj mbrëmje Gazmend Gjonbalaj.
KAEF, theksojë ai është një program akademik, i cili ofron bursa të plota për kosovarët e talentuar, që të vazhdojnë edukimin e tyre të nivelit master në universitetet më prestigjioze në SHBA.