int(1) Fondi (i paqartë) për Punësim (Video) - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Fondi (i paqartë) për Punësim (Video)

Fondi për Punësim dhe Zhvillim Ekonomik, i cili pritet t’i dërgohet Qeverisë së vendit në vjeshtë të këtij viti, e që në kuadër të tij parashihet themelimi i institucionit financiar, ku për gjashtëvitet e ardhshme priten investime rreth 360 milionë euro për zhvillimin ekonomik, ende nuk është i qartë për përfaqësuesit e bizneseve se çka do të përfshihet në të dhe nga do të vijnë burimet financiare.

Sipas përfaqësueseve të Qeverisë, fondi për punësim dhe investim pritet të përfshijë shtylla të ndryshme të cilat do të ndikojnë pozitivisht në sektorët e prodhimit, pa saktësuar qartë detajet.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka thënë se çdo iniciativë që vjen nga Qeveria e Kosovës në përkrahje të bizneseve është e mirëseardhur, duke shtuar se shuma e cila është paraparë për gjashtë vite, e që sipas tij i bie 60 milionë euro në vit, është e vogël për bizneset. /Tribuna Channel/

Exit mobile version