Fondacioni “Golden Eagle” do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ky donacion bëhet me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi nga ana e Zyrës ligjore të Drejtorisë së PK nuk u aprovua kërkesa e Fondacionit për sigurim shëndetësorë të mbi 100 punonjësve policorë që kishin ofruar para disa jave.
Vlera e këtij donacioni është 28,500 euro.