Telegrafi

Fondacioni BONEVET publikon buletinin për të arriturat deri sot!

Siç njihet nga të gjithë, BONEVET është hapësirë krijuese ku fëmijët inkurajohen të zbulojnë talentet dhe aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri.

Përmes lojës dhe teknologjisë, fëmijët frymëzohen për të shprehur idetë e tyre, për të bërë pyetje, për të ëndërruar dhe për të krijuar lojërat e tyre.

Klasat në BONEVET fillojnë nga mosha 6 vjeçare dhe janë të dizajnuara për të stimuluar kuriozitetin, imagjinatën dhe kreativitetin tek fëmijët, andaj nëse dëshironi që fëmia juaj të kaloj kohë produktive BONEVET është vendi i duhur.

Për këto dhe shumë të tjera, BONEVET ka publikuar buletinin e parë për këtë vit që tregon për të arriturat që ky Fondacion ka deri më sot.

Për të lexuar dokumentin e plotë klikoni në linkun: https://www.bonevet.org/home-page-news/27021/

Artikull i sponsorizuar