Site icon Telegrafi

Fondacioni “Avni Hyseni” bën thirrje të ndihmohet veterani i UÇK-së për shërim jashtë vendit

Veterani i Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, Burim Zeka është në në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ai ka nevojë për shërim jasht vendit.

Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” bënë thirrje që të ndihmohet Zeka, për të kryer operimin e tumorit spinal.

Sipas këtij fondacioni Zekës i nevojitet ndihma financiare prej 45,200 euro për të kryer operimin jashtë vendit.

“Ushtari dhe veterani i UÇK-së në gjendje tepër të rënd shëndetësore i njëjti po luftojnë me jetën dhe ka nevojë për ndihmë urgjente. 45.200€ është shuma që i duhet për operim ndaj sëmundjes së rënd TUMORI SPINAL. Të nderuar, bamirës kërkohet ndihmë urgjente për ushtarin dhe veteranin e UÇK-së Burim Zeka nga Skenderaj vuan nga sëmundja e rënd TUMORI SPINAL të njëjtit i duhet operim urgjent jashtë vendit dhe me kërkesë të familjes Zeka nga Drenica (Skenderaji) Fondacioni i drejtohet bamiresve për mbështetjen e tyre për shkak të gjendjes së rënd ekonomike dhe pamundësinë e sigurimit të shumës së kërkuar 45.210 € nga spitali në Turqi”, bën të ditur Fondacioni, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, Burim Zeka do t’i nënshtrohet operimit,  për heqjen e tumorit të shpinës dhe disa intervenime të tjera në trup.

“Gjatë këtij operacioni do të realizohen procedurat si në vijim:  Heqja e tumorit intramedular të shpinës, dekompresimi i pasmë okcipitoservical, vide odontoide e përparme ne fakture odontoide, stabilizimi okcipitocervikal dhe vendosja e graftit, fiksimi i pasmë dhe vendosja e graftit”, tregon Fondacioni.

Lexo po ashtu Veterani i UÇK-së, Burim Zeka - i sëmurë tash e dy vjet ka nevojë edhe për kulm mbi kokë

Për gjendjen e rëndë sociale dhe shëndetësore të veteranit të UÇK-së, Burim Zeka, kishte raportuar Telegrafi javë më parë. Ku pas këtij raportimi fondacioni “Avni Hyseni”, i kishte dalë në ndihmë duke ia siguruar qiranë e pagesës për një vit./ Telegrafi/

 

Exit mobile version