Telegrafi

Fonda: Nuk kam menduar se do të jetoja kaq gjatë, kam pritur se do të vdisja e vetmuar para moshës 30 vjeçare

(Foto: Getty Images)

Është e mbushur me njerëz të dashur rreth vetes, shumë dashuri, suksese të panumërta në karrierë dhe edhe më shumë, mirëpo Jane Fonda nuk e ka menduar jetën e saj kështu.

“Nuk kam besuar se do të arrija moshën 30 vjeçare. Nuk kam menduar se do të jetoja kaq gjatë dhe kam pritur se do të vdisja e vetmuar dhe me ndonjë varësi”, ka thënë ajo për People.

(Foto: Getty Images)

Fituesja e dyfishtë e çmimit Oscar, tash 80 vjeçare, ka vazhduar në këtë intervistë tutje reflektimin mbi jetën e saj, transmeton Klan Kosova.

“Nuk kam besuar se nëse do të jetoja kaq gjatë, do të isha e shëndetshme, energjike dhe akoma duke punuar. Jam mirënjohëse”, është shprehur ajo.

Me kaq shumë eksperiencë jetësore, Fonda ka disa këshilla kur vjen puna te dashuria.

(Foto: Getty Images)

Jane ka tre ish-bashkëshortë derisa së fundmi ka përfunduar edhe lidhjen e saj të dashurisë tetëvjeçare me Richard Perry.

Lexo po ashtu Të pasura dhe të bukura, gjashtë të famshmet që nuk kanë pasur fat në dashuri (Foto)

“Dëshiron të të vlerësojnë, dëshiron të jesh e sigurt, dëshiron të të duan. Nëse nuk vlerësohesh, ndihesh e sigurt, ndjen dashuri… thjesht largohu nga kjo lidhje”, ka theksuar aktorja.