Telegrafi

Fomacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Izraelit (Foto)

Shqipëria do të luajë kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve për botërorin 2018.

Tashmë ka nisur të zbardhet edhe formacioni i kombëtares shqiptare kundër izraelitëve.

Në portë padyshim është Etrit Berisha, ndërsa para tij gjenden Elseid Hysaj , Mergim Mavraj, Berat Gjimshiti dhe Ansi Agolli, transmeton Telegrafi.

Mesfusha përbëhet prej Ledian Memushajt, Burim Kukelit dhe Taulant Xhakës ndërsa në sulm gjendet sulmuesi në top-formë, Bekim Balaj.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në Elbasan Arena dhe do të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/