Site icon Telegrafi

FOL: Avdullah Hoti shkeli ligjin e prokurimit

Lëvizja FOL, ka mbajtur konferencë për media, ku është publikuar raporti “(Pa) cenueshmëria e sistemit të prokurimit në Kosovë”.

Në këtë raport janë gjetur shkelje të shumta ligjore në procesin nëpër të cilin kanë kaluar procedurat për tri lloje të ndryshme të furnizimeve dhe shërbimeve nga AQP-ja për institucionet qendrore.

Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në FOL theksoi se ka disa muaj që ka analizuar të gjitha të dhënat rreth procedurave të prokurimit për tre tenderë të shpallur nga AQP-ja në vitin 2015.

“Tenderët për furnizim të institucioneve publike me material zyrtar, për shërbime të transportit ajror dhe për furnizim me goma për veturat zyrtare me vlerë rreth 12 milionë euro”, tha Zulfaj.

Sipas tij, ministri i financave, Avdullah Hoti, ka bërë shkelje ligjore gjatë kohës sa ka refuzuar nënshkrimin e tri kontratave me vlerë prej 12 milion euro, mbi gjashtë muaj.

“Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nuk ka marrë për bazë qëllimshëm opinionin nga KRPP lidhur me interpretimin e ligjit të ri për prokurim publik dhe obligimin për nënshkrim të kontratave me vlerë të mëdha nga ana e Ministrit”, deklaroi ai.

Zulfaj tha se sipas hulumtimit nga FOL del se Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka ushtruar ndikim të paligjshëm mbi Drejtorin e AQP-së Mursel Rracaj kur i ka kërkuar procedimin e kontratave me mungesë të nënshkrimit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version