Jashtë mendjes dhe logjikës së shëndoshë është duke përfunduar gjithçka që ne e quajmë “kriza e thellë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse politika e dubluar maqedonase nuk përfundon me gjyq konkret ose përgjegjësi penale, me sqarim të detajuar të të gjitha abuzimeve të pushtetit nga ana e një individi dhe të të gjithë protagonistëve për të gjitha krimet dhe tradhëtive të vendit të tyre dhe popullit, atëherë lirisht mund të përshëndetemi nga Maqedonia si shtet, shkruan Fokus. Si dhe me besim të sinqertë në korrektësinë e betejës sonë dhe me vlerat tona dhe sensin e përbashkët.
Në qoftë se pas gjithë këtyre, Gruevski dhe ‘kompania’ e tij nuk përfundojnë pas grilave, atëherë në vend të një “ditë të mirë”, ne lirisht duhet të fillojmë të themi “Elvisi është i gjallë”. /Telegrafi/