Telegrafi

Fofana vazhdon karrierën te Al Nassr

(Foto: Getty)

Al Nassr ka arritur marrëveshje për transferimin e Seko Fofanas në Saudi Pro League.

Gjatë ditës së hënë, mesfushori e ka përfunduar pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore në Portugali si lojtar i ri i klubit saudit.

Raportohet se RC Lens do të përfitojë ndërmjet 25 dhe 30 milionë euro për shitjen e lojtarit.

Lexo po ashtu Fofana arrin marrëveshje personale me Al Nassr, Lens kërkon 40 milionë euro

Futbollisti kishte arritur marrëveshje për kushtet personale para disa javësh, mirëpo klubi francez kërkonte rreth 40 milionë euro, gjë që e ka vonuar arritjen e marrëveshjes.

Te Al Nassr, Fofana do të luajë krahas emrave, si Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic, David Ospina e të tjerë. /Telegrafi/