Telegrafi

Fofana kalon Chelsean në epërsi ndaj Milanit

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea e ka zhbllokuar rezultatin ndaj Milanit në Stamford Bridge në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Blutë kanë nevojë të madhe për pikë në Grupin E, andaj nga fillimi e kërkuan golin.

Pas një harkimi nga këndi të Ben Chilwell, Thiago Silva kërceu më lartë për të goditur me kokë, por i mrekullueshëm ishte portieri Ciprian Tatarusanu në pritjen e tij.

Megjithatë, topi nuk u pastrua si duhet dhe Wesley Fofana ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur për ta realizuar golin e epërsisë (24’).

Pritet të shihet cili do të jetë reagimi i Milanit në minutat e mbetura të fraksionit të parë të lojës. /Telegrafi/