Phil Foden i Manchester Cityt e ftoi Alessandro Del Piero që t’i bashkohej të luante me top pak para fillimit të ndeshjes gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes skuadrave të Pep Guardiolas dhe Carlo Ancelottit.
Ish- kapiteni i Juventusit ishte duke punuar si ekspert për Sky Sport Italia të martën mbrëma dhe u filmua duke admiruar teknikën e Fodenit dhe kontrollin e topit në një video që shpejt u bë e njohur në mediat sociale.
Foden kishte dribluar me topin para Del Pieros në disa raste para se të kuptonte saktësisht se kush ishte.
Kur e kuptoi, ai pyeti menjëherë nëse Del Piero do të bashkohej me të në fushën e Bernabeut.
Del Piero admiring Phil Foden 🤩🇮🇹🏴 https://t.co/CkVfSSLq0u
— Barstool Football (@StoolFootball) May 9, 2023
Por Del Piero kishte ende punë për të bërë dhe qëndroi profesionist sikurse që ishte në fushën e lojës para disa vitesh.
Del Piero e njeh mjaftë mirë terrenin në Santiago Bernabeu, pasi kishte shënuar gola të bukur në të shkuarën, ku kishte marr edhe duartrokitje nga fansat madrilen. /Telegrafi/
Throwback to when Alessandro Del Piero destroyed Real Madrid in Santiago Bernabeu and got a standing ovation. pic.twitter.com/E64fLybFjw
— Jjuli (@jjuli_24) April 12, 2022