Site icon Telegrafi

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Kombëtarja e Kosovës do të zbres në fushë për të luajtur ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të përballen me Qipron në udhëtim, me ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në AEK Arena në Laranca.

Kjo ndeshje vjen pas zhvillimeve të fundit ku përzgjedhësi Franco Foda përjashtoi tre futbollistët si Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija për shkak se thyen rregulloren e brendshme të Kombëtares.

Pas humbjes nga Rumania 0-3, Franco Foda synon që ta rikthej Kosovën te fitorja qysh nga ndeshja e sotme.

Lexo po ashtu Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Mungesa e Aro Muric do të thotë se në portë pritet të jetë Visar Bekaj, derisa mbrojtja do të përbëhet nga Florent Haderjgonaj në krahun e djathtë në mungesë të Mërgim Vojvodas të ndëshkuar me karton të kuq.

Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova do ta formojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes, derisa Leart Paqarada do të jetë në krahun e majtë.

Duke parë që sistemi 4-4-2 nuk funksionoi në ndeshjen e kaluar, Foda pritet të rikthehet në sistemin e tij të preferuar 4-2-3-1, ku Valon Berisha dhe Lindon Emërllahu do të jenë në mesfushë.

Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Milot Rashica do të luaj në krahun e djathtë të sulmit, Elvis Rexhbecaj në pozitën 10 si dhe Ermal Krasniqi në krahun e majtë.

Sa i përket sulmit, aty do të jetë Vedat Muriqi edhe pse sulmuesi i Mallorcas ka ushtruar i diferencuar dhe gjendja e tij është ende në dyshim. /Telegrafi/

Exit mobile version