Telegrafi

FMN-së i shpjegohet projekti për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, u takua me një delegacion të FMN-së, të kryesuar nga Jacques Miniane (shef i Misionit), Frank Lakëijk (përfaqësues rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar), Mentor Mehmeti (këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv), si dhe Selim Thaçi (ekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar).

Gjatë këtij takimi në mes të dy palëve u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Kosovës, për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe për përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së për Ministrinë e Infrastrukturës.

Zharku me këtë rast i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me projektet e MI-së dhe për nevojat buxhetore për realizimin e projekteve strategjike, me theks të veçantë në zhvillimin e projektit të ndërtimit të Autostradës R6 Prishtinë-Hani i Elezit, për opsionet lidhur me mënyrat e Sistemit të Operimit dhe Mirëmbajtjes së Autostradës R7 Morinë-Merdare, si dhe për nevojat për projekte të tjera infrastrukturore në Kosovë.