Site icon Telegrafi

FMN: Riklasifikimi i veteranëve të bëhet deri në fund të majit

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës deri në fund të muajit maj të përfundojë procesin e riklasifikimit të veteranëve të luftës.

Kjo është bërë e ditur sot gjatë konferencës së përbashkët në mes të përfaqësuesit të FMN-s, Ministrit të Financave, Avdullah Hotit, dhe guvernatorit të BQK-s Bedri Hamza, shkruan EkonomiaOnline.

“Riklasifikimi i veteranëve është kusht që duhet kryhet deri në fund të majit, si dhe amandamentimi i Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së”, ka thënë Hoti.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Ruud Vermeulen, tha se  klasifikimi i veteranëve duhet të bëhet se shpejti dhe se është një proces që duhet të kompletohet.

Exit mobile version