Site icon Telegrafi

FMN kërkon zgjidhjen e tensioneve tregtare SHBA-Kinë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, tha të martën se Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjidhin tensionet e tyre tregtare.

Lagarde në një konferencë për media ka shtuar se mos arritja e një marrëveshje ndërmjet këtyre dy ekonomive kërcënon ekonominë botërore.

“Për ne në FMN është e domosdoshme që tensionet tregtare të zgjidhen në një mënyrë të kënaqshme për të gjithë, sepse tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës janë kërcënim për ekonominë botërore”, tha Lagarde, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në mënyrë të befasishme ka rritur presionin ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare, duke thënë se ai do të rrisë tarifat për 200 miliardë dollarë për mallrat kineze.

Lexo po ashtu Kina refuzon angazhimin në bisedimet tregtare me SHBA-në

Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Robert Lighthizer, ka njoftuar se Kina u tërhoq nga angazhimet më specifike të bisedimeve, një masë që do të çonte në ndryshime substanciale në tekstin e marrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version