Telegrafi

FMN-ja për Shqipërinë: Investimet të orientohen drejt projekteve produktive

Ekonomia shqiptare ka shfaqur përformancë pozitive. Rritja ekonomike po udhëhiqet nga turizmi dhe ndërtimi, duke kaluar edhe pritshmëritë e fillim vitit.

Borxhi publik po stabilizohet dhe inflacioni gjithashtu, tha Anke Weber, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë në konferencën për shtyp pas përfundimit të misionit në Shqipëri.

Në presim që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.5%, por bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të investimeve publike, duke kërkuar orientim të fondeve në projekte me produktive. Duhet punuar më tej për të ulur rrezikun fiskal të kontratave koncensionare dhe ndërmarrjeve shtetërore, shtoi ajo.

FMN vuri në dukje se, rikthimi në nivele pozitive i suficitit primar në vitin 2024 është një lajm pozitiv që do të ndihmonte në qëndrueshmërinë e politikës fiskale.

Ulja e mëtejshme e inflacionit është kritike, veçanërisht për të mbrojtur familjet e cenueshme. FMN mbështet synimin e Bankës së Shqipërisë për të vazhduar me normalizimin e politikës monetare dhe uljen e mëtejshme te inflacionit.

Një strategji e shëndoshë e të ardhurave afatmesme duhet të ankorojë një konsolidim të besueshëm fiskal dhe axhendën e reformës tatimore.

FMN e mbështet Shqipërinë në ligjin e miratuar së fundmi për tatimin mbi të ardhurat, i cili do të zgjerojë bazën tatimore. Zbatimi në kohë i masave të tjera të politikës tatimore të planifikuara për rritjen e të ardhurave është gjithashtu i rëndësishëm.

Më shumë reforma të administrimit të të ardhurave, duke përfshirë përmirësimin e pajtueshmërisë ndërmjet individëve me vlerë të lartë neto, do të plotësonin përpjekjet e politikës tatimore.

Progresi i vazhdueshëm në reformat strukturore fiskale do të forcojë menaxhimin e financave, investimet dhe monitorimin e rreziqeve, vuri ne dukje misioni i FMN

FMN vuri ne dukje se ecuria e inflacionit ende nuk është e sigurte, teksa forcimi i lekut ka ndihmuar në uljen e çmimeve. Banka e Shqipërisë duhet të nxisë përpjekjet për rritjen përdorimit të monedhës vendase në transaksione, tha shefja e misionit të FMN-se.

Fondi rekomandoi avancim të reformës në drejtësi për të adresuar masa kundër pastrimit të parave.

Sejko: Punësimi dhe pagat kanë përmirësuar financat e familjeve

Punësimi dhe pagat kanë përmirësuar gjendjen financiare të familjeve shqiptare. Inflacioni po ulet në raport me vitin e kaluar, por ende ka një rrugë për t’u kthyer në objektiv.

Sistemi bankar ka shfaqur ecuri të mirë. Deficiti i llogarisë korente është përmirësuar nga invetsimet e huaja dhe të ardhurat nga turizmi.

Sejko tha se edhe treguesit e tjerë të rëndësishëm të stabilitetit makroekonomik kanë ardhur në përmirësim, duke vënë theksin në reduktimin e deficitit të llogarisë korrente dhe atij buxhetor, si dhe në rënien e nivelit të borxhit të huaj dhe publik të ekonomisë shqiptare.

Në këtë kontekst, perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet më tej në të ardhmen ndërsa inflacioni do të kthehet në objektiv gjatë vitit 2024.

Guvernatori theksoi nevojën e ndjekjes së politikave të kujdesshme e të koordinuara monetare, fiskale e financiare.

Ai tha se rritja ekonomike vendit do të varet nga reformat strukturore dhe duhen të ankorohem me integrimin Europian.

Ai tha se forcimi i lekut është në një linjë me rritjen ekonomisë që nisi në vitin 2018 dhe është në linjë me fondamentet. /Telegrafi/