Site icon Telegrafi

FMN-ja aprovon rishikimin e marrëveshjes Stand-By me Kosovën

Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në mbledhjen e mbajtur më 15 janar 2016, ka vlerësuar lart progresin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e pozitës fiskale dhe financiare të vendit, si dhe në implementimin e reformave për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Është vlerësuar lart përfromanca e të hyrave, menaxhimi i mirë i shpenzimeve, rritja e bilancit fiskal, si dhe përformanca e sektorit financiar.
Gjithashtu është konstatuar se Qeveria me sukses i ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja, përfshirë targetet në të hyra dhe shpenzime buxhetore dhe bilancin bankar, kriteret strukturore dhe veprimet paraprake.
Si rrjedhojë, në ditët në vijim, Qeveria pret që FMN të bëjë disbursimin e transhit të dytë të financimit prej rreth 35 milion euro.
Ashtu si deri më tani, Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë me implementimin e reformave të parapara me dokumentet strategjike të Qeverisë, si parakusht për një rritje më të shpejtë të ekonomisë, duke intensifikuar bashkëpunimin me FMN dhe institucionet e tjera relevante që përkrahin Qeverinë e Kosovës në agjendën e saj zhvillimore.

Exit mobile version