Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e publikuar të mërkurën thekson se ekonomia botërore përballet ende me rrezikun e rënies.
Sipas raportit, të botuar në tetor, deri në këtë periudhë janë shënuar disa përparime në ekonominë globale, duke përfshirë rregullimin e tregut financiar, uljen drastike të çmimit të naftës, etj.
Në raport nënvizohet se aktualisht ekzistojnë kushte për ringjalljen e ekonomisë globale, por tronditja e ashpër e tregut financiar përbën një rrezik për të ardhmen e saj.
Raporti vë në dukje se ulja e çmimit të naftës nuk do të ndikojë ndjeshëm te grupimet ekonomike, veçanërisht te grupet e reja prodhuese të naftës, por mund të kërcënojë zhvillimin ekonomik të tyre. /Telegrafi/