Telegrafi

“Fly”, projekti më i ri nga artisti premtues i skenës Flori Prenaj (Video)

Artisti i ri Flori Prenaj është shumë i pëlqyer nga moshat e reja për zhanrin të cilin e këndon.

Ai ka sjell së fundmi projektin e tij më të ri “Fly”, një këngë e zhanrit R&B, e cila është punuar nga Lurky & Gogo.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur Imagine Films.

Flori Prenaj është vetëm 17 vjeçar, vijon mësimet në gjimnazin “Sami Frashëri”, ndërsa duket të jetë një ndër zërat më premtues të së ardhmes.

Kënga e re “Fly”, është një tjetër hap para drejt karrierës muzikore të artistit të ri Prenaj. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=D7rjRamqbRk&t=66s