Një aeroplan i mbushur me pasagjerë u detyrua t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë, pasi një familje dhe ekuipazhi i aeroplanit u grindën për shkak se një foshnje nuk mbante maskë.
Aviokompania Spirit Airlines po planifikonte udhëtimin nga Orlando në drejtim të Atlantic City, por fluturakja u ngrit në ajër me dy orë vonesë – kjo për shkak të mosmarrëveshjes së krijuar mes një familjes dhe personelit, transmeton Telegrafi.
Sipas videove të publikuara më poshtë dhe të shpërndara në Twitter, personeli i aeroplani i kishte kërkuar një familje katër-anëtarëshe të zbret nga fluturakja për shkak të mos mbajtjes së maskës.
https://twitter.com/disclosetv/status/1379114952208814083?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1379114952208814083%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fd-252413380622098526.ampproject.net%2F2103240330002%2Fframe.html
Prindërit kishin maska siç edhe mund të shihet në videot e publikuara, por gjithçka ndodhi për shkak të vajzës së tyre dyvjeçare e cila në ato momente po hante.
Por situata u tensi0nua edhe më shumë kur familja pyeti stjuardesat se pse po u ndodh atyre kur ka edhe fëmijë tjerë në fluturake që nuk mbajnë maska.
HAPPENING NOW: @SpiritAirlines forces entire flight leaving Orlando, en route to Atlantic City, to deplane after a 2 years 1 month old child takes her mask off. The family has a special needs child with them as well. pic.twitter.com/6HP9oC54aO
— Lakewood News Network (@LakewoodNewsNet) April 5, 2021
Ndërkaq drama përfundoi kur ata u pajtuan që të zbresin nga aeroplani, e aviokompania ka bërë të ditur se thjesht ka ndjekur protokollin – duke rikujtuar se masat anti-COVID duhet respektuar nga të gjithë. /Telegrafi/