Telegrafi

Fluturimi i British Airways thyen rekordin e shpejtësisë nga New York deri në Londër, falë stuhisë Ciara

Një aeroplan i British Airways mendohet të ketë bërë fluturimin më të shpejtë ndonjëherë të një aeroplani konvencional nga New York për në Londër.

Boeing 747-436 bëri udhëtimin transatlantik prej 5.630 kilometrave në vetëm 4 orë e 56 minuta, i ndihmuar nga erërat e forta të stuhisë Ciara, transmeton Telegrafi.

Fluturimi BA112, i cili u ngrit nga aeroporti John F Kennedy, ishte planifikuar të zbriste në Heathrow në 6:25 të mëngjesit të dielën, por mbërriti 102 minuta më herët, pra në 4:43.

Sipas Flightradar24, një shërbim online për përcjellje të fluturimeve, ky fluturim ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte 5 orë e 13 minuta të shënuar nga Norwegian.

Fluturimi më i shpejtë i pasagjerëve transatlantik u vendos nga Concorde në 1996 – i cili fluturoi me më shumë se dy herë shpejtësinë e zërit për një udhëtim prej dy orësh dhe 52 minutash. /Telegrafi/