Site icon Telegrafi

Fluturimet në Kosovë, në telashe nga mjegulla (Video)

50 fluturime ishin paraparë të realizohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, 31 prej tyre vetëm të ditës së sotme (të tjerat ishin bartur nga dita e djeshme). Shumë prej këtyre fluturimeve nuk kanë arritur të realizohen as të hënën, si pasojë e mjegullës.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, thotë se ky problem mund të tejkalohet me zgjatjen e pistës, e cila sipas saj është më e shkurta në rajon, ndërkohë që ky aeroport ka qarkullimin më të madh të udhëtarëve.

Për këtë problem janë në diskutim me Qeverinë e Kosovës tash e dy vjet, por nuk ka rezultate konkrete për këtë kërkesë.

Tribuna Channel ka pritur një përgjigje nga Ministria e Financave për të ditur më shumë rreth kërkesës për zgjatje të pistës, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës sqaron se përse ka ardhur deri tek mjegulla që është e pranishme në të gjithë Ballkanin.

Exit mobile version