Fluturakja hapësinore X-37B është rikthyer në Tokë pas misionit 780 ditor, që po konsiderohet si mision rekord në historinë e fluturakeve.
Bëhet fjalë për fluturaken pa pilot që ka kryer hulumtime të klasifikuara, duke aterruar kështu në qendrën hapësinore Kennedy në Florida, transmeton Telegrafi.
“Rikthimi i sigurtë i fluturakes hapësinore pas një udhëtimit të gjatë, është rezultat i një partneriteti inovativ mes Qeverisë dhe Forcave Ajrore të gjeneralit David L Goldfein”, thuhet në deklaratë.
“Qielli nuk do të ketë kufizime për forcat ajrore nëse kongresi aprovon Forcat amerikane Hapësinore”, thuhet ndër tjera në komunikatë.
Kjo fluturake ka thyer rekordin e vetë të realizuar më parë – 718 ditor. /Telegrafi/