ESPN Brazil raporton se Fluminense ka refuzuar ofertën e fundit prej 30 milionë eurosh të Liverpoolit për Andre.
Skuadra braziliane nuk dëshiron ta shesë atë në verë edhe nëse Reds do të rrisin ofertën e tyre.
Një sezon futbolli në Brazil zgjat deri në fund të dhjetorit dhe Fluminense nuk dëshiron të humbasë lojtarin e tyre kyç në mes të sezonit të Serie A dhe Copa Libertadores.
Mediumi shton më tej se Reds nuk ka gjasa të rikthehen për mesfushorin në janar pasi kanë nevojë për të tani.
Liverpooli do të jetë në kërkim të emrave të rinj, për të plotësuar mesfushën e tyre në këtë fillim sezon.
Lajmi vjen si një goditje për vetë Andrein, i cili thuhet se i tha Fluminense se dëshiron që klubi ta shesë atë te Liverpooli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=AQWQRl1KKVo&pp=ygUPYW5kcmUgbGl2ZXJwb29s