Site icon Telegrafi

Florim Isufi del me një propozim konkret për demarkacionin (Video)

Kur kanë mbetur më pak se një javë nga tryeza e 3 gushtit për demarkacionin, profesori i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi, ka sqaruar propozim-idenë e tij për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me shtetin malazez.

E ka bërë këtë në një intervistë për emisionin Cosmo të KTV-së.

Sipas Isufit, do të duhej patjetër të formohet një grup hetues që do të grumbullonte materiale shtesë për t’ia dorëzuar komisionit shtetëror për kufirin.

Më tutje, Isufi ka shtuar se në asnjë rast komisioni shtetëror nuk mund të largohet nga delimitimi i vitit 1945, pasi kjo do të ishte shkelje e Kushtetutës.

Exit mobile version