Familja e Florijana Ismailit ka njoftuar se futbollistja do të varroset në Zvicër – bën të ditur 20min.ch.
24-vjeçarja e humbi jetën tragjikisht në Liqenin Como në Itali, ku kishte shkuar për të lundruar dhe për të notuar me një kolege të sajën.
Trupi i pajetë i saj u gjet në ditën e katërt të kërkimeve, në thellësi të madhe të liqenit me ndihmën e një roboti special për kërkime nënujore.
Kolegia e saj ka treguar se futbollistja e Young Boys ishte hedhur në ujë për t’u freskuar pas rrezitjes dhe nuk kishte dalë më në sipërfaqe.
Rezultatet e autopsisë treguan se shkaku i vdekjes së lojtares ishte pasojë e një episodi akut të asfiksisë.
Florijana ka origjinë nga Presheva, mirëpo familja e saj ka vendosur që trupi i saj të varroset në vendin e lindjes, në Zvicër. /Telegrafi/