Lawrence Sullivan i njohur ndryshe edhe si ‘Florida Joker’ po kërkon 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga Rockstar Games, pasi kompania e kishte përfshirë personazhin e tij në trailerin e GTA 6.
Traileri i lojës së shumëpritur GTA 6 u pubikua ditë më parë dhe është pritur nga të gjithë me një entuziazëm të lartë, transmeton Telegrafi.
Por, shumë nga skenat në lojën GTA 6 përkojnë me shumë video reale që janë bërë virale qoftë në media apo edhe në rrjetet sociale.
Nice ?????https://t.co/E9NghRvMLD
— ???? (@aaryaa678) December 9, 2023
I përfshirë në këtë trailer është personazhi Florida Joker, dhe ky i fundit po kërkon dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh nga kompania e video-lojërave.
Sipas raportimeve, kompania e video-lojërave mund të jetë inspiruar nga ky personazh për ta përfshirë në video-lojë.
GTA6 Trailer 1 Real life vs Reel life ?#GTAVI #GTA6trailer pic.twitter.com/cAoTC65HHS
— ???? (@aaryaa678) December 7, 2023
Dyshohet se imazhi në trailer mund të jetë një referencë për videon virale të fotografisë së tij si i arrestuar në vitin 2017. /Telegrafi/