Floriani Beqiri ka kohë që nuk kishte sjell ndonjë projekt muzikor.
Këngëtari shqiptar solli bashkëpunimin me Milot Hasangjekajn gjashtë muaj më parë “Fajin ma la”.
Ai njihet edhe si fans i madh i skuadrës i Cristiano Ronaldos, i cili shënoi golin e vetëm të fitores së Portugalisë kundër Marokut.
Por, temë e debatit së fundi ishte festimi i portugezit me rastin e shënimit të golit, ku e preku mjekrën, e cila gjë sipas mediave ishte një mesazh i qartë për Lionel Messin.
Megjithëse portugezi e ka sqaruar se nuk ka të bëjë me argjentinasin, këngëtari jonë mendon se futbollisti ia ka kopjuar stilin e fundit të dukjes.
“Doja me u përlahesha pasi që më ke vjedh stilin e mjekrës. Si po ja bëjmë, po e largon ti apo unë”, i ka shkruar privatisht këngëtari në llogarinë zyrtare të Instagramit.
Theksojmë se këngëtari shqiptar i kishte shkruar edhe për finalen e Ligës së Kampionëve, ku i kishte kërkuar të shënonte një gol kundër Bayern Munichut. /Telegrafi/