Telegrafi

Floriana Garo pozon pranë një tigri (Foto)

Prezantuesja e njohur Floriana Garo, muajve të fundit ka qenë mjaft e përfolur.

Ajo i dha fund emisionit të saj “Jo vetëm modë”, ndërsa është fejuar në fshehtësi, dhe tani është larguar jashtë vendit me të dashurin e saj.

Floriana është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria ose udhëtimet e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet pranë një tigri.

Ajo ka vizituar së fundmi një kopsht zoologjik, dhe tigri në fjalë ka qenë i zbutur, ndaj moderatorja pa frikë ka pozuar pranë tij.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo e ka quajtur këtë tigër si “mikun e saj më të ri”. /Telegrafi/