Telegrafi

Florian Kamberi pritet t’i bashkohet Kosovës para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë

Përfaqësueses së Kosovës mund t’i shtohet edhe një lojtar tejet cilësor në muajt e ardhshëm.

Është fjala për sulmuesin 24-vjeçar, Florian Kamberi, që aktualisht luan te skuadra nga Skocia, Hibernian.

Sulmuesi shqiptar mund t’u bashkohet ‘Dardanëve’ në përballjen ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë në muajin shtator.

Florian Kmaberi (Foto: Hibernian/Twitter)

Kamberi ka luajtur në të kaluarën edhe për grupmoshat U-21 të Zvicrës, por që pritet t’i bashkohet Kosovës në muajt e ardhshëm.

Lexo po ashtu Fituesja britanike e lotarisë përmes postimeve kontroverse i propozon martesë futbollistit Florian Kamberi

Sulmuesi shqiptar është i gjatë 1,89 cm, luan më këmbën e djathtë, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve aktualisht është një milion euro.

Pozita natyrale e Kamberit është sulmues qendror, por mund të luajë në krahun e djathë të sulmit, por edhe mbrapa vijës së sulmit. /Telegrafi/