Përfaqësueses së Kosovës mund t’i shtohet edhe një lojtar tejet cilësor në muajt e ardhshëm.
Është fjala për sulmuesin 24-vjeçar, Florian Kamberi, që aktualisht luan te skuadra nga Skocia, Hibernian.
Sulmuesi shqiptar mund t’u bashkohet ‘Dardanëve’ në përballjen ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë në muajin shtator.
Kamberi ka luajtur në të kaluarën edhe për grupmoshat U-21 të Zvicrës, por që pritet t’i bashkohet Kosovës në muajt e ardhshëm.
Sulmuesi shqiptar është i gjatë 1,89 cm, luan më këmbën e djathtë, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve aktualisht është një milion euro.
Pozita natyrale e Kamberit është sulmues qendror, por mund të luajë në krahun e djathë të sulmit, por edhe mbrapa vijës së sulmit. /Telegrafi/