Këngëtari Flori Mumajesi dhe një pjesë e miqve u panë duke realizuar në mënyrë qesharake versionin anglisht të këngës “A e din”.
Por, ky version aq shumë i pëlqyer nga fansat e këngëtarit, duket se është bërë më parë.
Këngëtari pejan i zhanrit pop-folk, Pleurat Lajçi, i cili njihet për kualitetet e tij vokale të jashtëzakonshme, ka realizuar më parë këtë version të kësaj kënge.
Rastësisht apo jo, ky version duket mjaft qesharak, dhe i kënduar mirë nga të dy. /Telegrafi/