Telegrafi

Florenzi: Schick, kampion i të ardhmes

Mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi, ka pranuar se rikthimi i tij si kapiten i Romës ndaj Chapecoenses ishte emocion i mirë për të, teksa lëvdoi transferimin e ri të Patrik Schick.

Florenzi u kthye nga lëndimi pas një kohe të gjatë dhe nuk luajti fare ndaj Interit, por do të kthehet në fushë ndaj Chapecoenses në një miqësore të premtën, gjë për të cilën shprehet i emocionuar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Por, ai u shpreh shumë i ngazëllyer për transferimin e ri.

Florenzi e cilëson Schick si një lojtar të madh dhe një kampion të së ardhmes.

“Schick? Ne kemi transferuar një lojtar të madh, një kampion të së ardhmes”, përfundoi 26 vjeçari. /Telegrafi/