Telegrafi

Florenzi përfundon testet mjekësore te Milani, mbetet vetëm zyrtarizimi

Alessandro Florenzi ka përfunduar testet mjekësore te Milani dhe është në prag të përfundimit të lëvizjes së tij nga Roma, ku do të marrë fanellën me numrin 25 te kuqezinjtë.

Ish -kapiteni i Romës do të transferohet në Milano si huazim me mundësi blerjeje. Ai mbërriti në kryeqytetin e modës këtë mëngjes për ekzaminimet mjekësore.

Florenzi ka përfunduar testet dhe tani ai do të nënshkruajë kontratën që do ta bëjë atë milanist për sezonin 2021/22.

Sky Sport Italia raporton se 30-vjeçarit i është dhënë fanella me numrin 25, kjo pasi numri i tij i pëlqyer 24 është i zënë nga Simon Kjaer.

Florenzi nesër do të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të grupit te Milani. /Telegrafi/