Alessandro Florenzi mund të largohet nga Roma në janar, me klube si Inter, Fiorentina, Olympique Lyon dhe Shanghai Shenhua që i duan shërbimet e tij.
Florenzi, i cili është në Roma që nga akademia, ka qenë në ekipin e parë që nga viti 2011, duke bërë mbi 250 paraqitje për Giallorossët dhe duke marrë përsipër shiritin e kapitenit pas largimit të Daniele De Rossit.
Sidoqoftë, lojtari nuk është startues nën drejtimin e Paulo Fonseca, me Leonardo Spinazzolan që shihet si favorit për pozitën e mbrojtësit i të djathtë këtë sezon.
Ndeshja e së dielës me Parman ishte e gjashti radhazi që ai filloi nga banka, dhe Sport Mediaset shkruan si ai mund të kërkojë një largim këtë dimër.
Kjo pasi e e do një vend në skuadrën e Italisë në Euro 2020.
Sipas mediave, Inter dhe Fiorentina e duan 28-vjeçarin, ndërsa trajneri i Lyonit, Rudi Garcia është një admirues i tij që nga koha kur e stërviste në Olimpico.
Mund të ketë gjithashtu një ribashkim me ish-shokun e skuadrës, Stephan El Shaarawy në Shanghai Shenhua në Kinë. /Telegrafi/