Florentino Perez ka përgëzuar Cristiano Ronaldon rreth fitimit të çmimit ‘Lojtari i Vitit’, që e dha mbrëmë FIFA.
Presidenti i Real Madridit ka folur edhe për mungesën e futbollistëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Zurich të Zvicrës.
Perez beson se arsyeja e mungesës së futbollistëve katalonas është shkaku që nuk kanë mundur të shkojnë në ceremoni.
”Do të më pëlqente nëse lojtarët e Barcelonës do të ishin në këtë festë të futbollit. Mendoj se nëse nuk kanë ardhur këtu, është për shkak se nuk kanë mundur”, tha Perez.
Ai gjithashtu ka pohuar se nuk ka dyshuar kurrë në cilësitë e sulmuesit portugez. /Telegrafi/