Site icon Telegrafi

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Shumë zhurmë është shkaktuar këtë edicion pasi Topi i Artë nuk shkoi te Vinicius Junior.

Ylli brazilian ishte ndër favoritët kryesorë, por në fund për pak vota më shumë çmimi më i vlefshëm individual për futbollistë shkoi te Rodri.

Real Madridi bojkotoi ceremoninë e Topit të Artë, derisa tani ka ardhur edhe reagimi i parë nga Florentino Perez.

Lexo po ashtu Gjithçka është publikuar! Si votuan secili nga 99 vendet për Topin e Artë 2024

Presidenti i Los Blancos ka goditur edhe gazetarin nga Shqipëria për votat, duke thënë se pa votat nga shtetit si Shqipëria, Uganda, Namibia dhe Finlanda, Vini Jr do ta fitonte Topin e Artë.

“Ka gazetar që askush nuk i njeh dhe që kanë votuar këtë vit. Pa votat e gazetarëve nga këto shtete si Shqipëria, Uganda, Namibia dhe Finlanda, Vinicius Jr do ta kishte fituar Topin e Artë”, tha Perez.

Lexo po ashtu Gazetari jep dorëheqje për shkak të Vinicius Jr, e harroi plotësisht kur votoi për Topin e Artë

“Duhet të pyesni organizatorët e Topit të Artë për kriteret, por është e qartë se ata mund të bëjnë atë që duan pa asnjë kosto”.

“Do të doja të pyesja France Football dhe L’Equipe nëse ka kuptim të bashkëpunojmë me UEFA-n në këtë moment. Topi i Artë duhet të jetë një çmim i pavarur i votuar nga gazetarë të cilët njerëzit i njohin”, u shpreh numri një i Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version