Telegrafi

Florentino Perez mohon paktin me Atleticon për transferimet

Florentino Perez po mendon për pasuesin e Solarit.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka hedhur poshtë paktin mes klubit të tij dhe Atletico Madridit për mos transferimin e lojtarëve.

Është spekuluar se transferimet e Theo Hernandezit dhe Antoine Griezmann janë pjesë e një pakti mes klubeve, por Perez thotë se pakti ekziston vetëm për lojtarët e rinj.

“Kurrë nuk ka pasur ndonjë marrëveshje për të mos transferuar lojtarët, përpos për të rinjt”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

“Nëse një klub ka interesim për një lojtar të klubit tjetër ne mund të flasim dhe nëse është e mundur të kryhet transferimi. Kurrë nuk ka pasur ndonjë gjë tjetër”.

“Zinedine Zidane do të ulet dhe do të flasë kur të jetë koha dhe ne së bashku do të bëjmë atë që është më e mira për klubin”.

“Zidane ka besim në lojtarët aktual, por ne do të tentojmë që të përmirësojmë skuadrën”, deklaroi Perez. /Telegrafi/