Site icon Telegrafi

Florentino Perez kontaktoi 50 deri në 60 klube për krijimit e Superligës Evropiane me format të ri

Florentino Perez tashmë ka ‘kontaktuar me 50 deri në 60 klube’  për të krijuar formatin e ri Superligës Evropiane.

Ideja është që do të kishte tre divizione që në thelb do të zëvendësonin Ligën e Kampionëve aktuale, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë verdiktin e saj për çështjen UEFA kundër Superligës Evropiane javën e ardhshme, shkruan mediumi spanjoll VozPopuli.

Lexo po ashtu Fuqitë e mëdha nuk kanë hequr dorë nga Superliga: Perez këmbëngul se është 'më e nevojshme se kurrë'

Vendimi mund t’i detyrojë klubet të zgjedhin se ku do të donin të merrnin pjesë duke filluar nga sezoni i ardhshëm ose nga sezoni 2025/26 – në garat e UEFA-s ose në Superligën Evropiane.

Janë dy klube, Real Madrid dhe Barcelona mbajnë gjallë idenë e Superligës Evropiane.

Barcelona në veçanti, i dha hua para të mëdha një kompanie që promovonte projektin e mundshëm të së ardhmes.

Lexo po ashtu Në vitin 2027 nuk do të ketë Ligë të Kampionëve: UEFA ka gati tri gara të reja

Përpjekja e parë për të nisur Superligën Evropiane dështoi pasi klubet themeluese u detyruan të largoheshin pas presionit të madh.  Superliga Evropiane pritet të jetë shumë më e dobishme financiarisht për klubet, sesa turnetë ekzistuese të UEFA-s.

Megjithatë, ka ende një rrugë për të bërë përpara se të miratohet zyrtarisht./Telegrafi/

Exit mobile version