Site icon Telegrafi

Florentino Perez i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për top yllin e Newcastle

Real Madridi nuk ka përfunduar ende me ndryshimin e gjeneratës në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Florentino Pérez ka një truk të fundit për të zgjeruar opsionet në mesfushë, para se Modric dhe Kroos të pensionohen.

Planet në zyrat e Valdebebas po ecin mirë. Edhe pse drejtuesit e klubit madrilen tashmë kanë planifikuar tri nënshkrime të reja për këtë verë, ata kanë vënë në radar edhe disa lojtarë të tjerë për të ardhmen.

Një nga mesfushorët që po konsiderohet nga Real Madridi është Bruno Guimaraes. Braziliani u bë i njohur me paraqitjet e tij fantastike me Newcastle, të cilët patën një rrugëtim të shkurtër por intensiv në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Drejtuesit e klubit anglez madje kishin planifikuar që të ristrukturojnë skuadrën për të krijuar një grup konkurres në Premier League, me Guimaraes që do të ishte lider i atij ekipi.

Megjithatë, ata mund të mbeten pa gurthemelin e projektit të tyre sportiv. Sipas informacioneve të publikuara nga media britanike HITC, Real Madridi ka planifikuar që të rivalizojë PSG-në për të siguruar blerjen e Bruno Guimaraes.

Lexo po ashtu “Mos na lë me 10 lojtarë në fushë”, yjet e Real Madridit i dërgojnë një mesazh Viniciusit

Për ta bërë të mundur këtë, presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, ka shprehur dëshirën që të paguajë klauzolën e lirimit të Guimaraes, e cila kap vlerën e 120 milionë eurove.

Sidoqoftë, për momentin Guimaraes është vetëm një nga shumë lojtarë që po vëzhgohen nga Real Madridi dhe klubi do të jetë në përcjellje të vazhdueshme të tij deri në një të ardhme të afërt./Telegrafi/

Exit mobile version