Florentino Perez beson se viti 2017 është një prej viteve që Real Madridi kurrë nuk do ta harojë.
Reali e përfundoi vitin me pesë trofe për herë të parë në histori, tekas edhe klubi i basketbollit ishte po aq i suksesshëm.
“2017 është viti që madrilenët kurrë s’do ta harrojnë”.
“isthe viti nët ë cilin klubi e fitoi të 12-tën dhe ngriti pesë trofe në total”.
“Në aspektin e titujve, ky vit ka qenë më i miri në historinë 115 vjeçare. 2017 ka qenë viti i kënaqësisë së madhe për të gjithë tifozët e Realit”.
“Ne kemi fituar këto tituj si rezultat i bashkimit të të gjitha vlerave që përfaqëson Reali”.
“Ju dëshirojmë të gjitha të mirat për vitin e ri”, u shpreh Florentino për faqen zyrtare.
Real Madridi mbylli vitin me një humbje historike prej 3-0 nga Barcelona. /Telegrafi/