Flokët e djemve kërkojnë saktësi, nuk janë si balluket e gjata të vajzave që menaxhohen me lehtësi edhe nëse priten keq
Por ja që burrat ende kërkojnë të presin flokët, aq sa floktari i preferuar i Kim Kardashian, Jennifer Lopez, Ariana Grande-s, Dua Lipës së fundmi etj., u detyrua të shpjegonte procesin.
Chris Appleton – të cilin e njihni përmes punës së përhershme me Kim dhe J.Lo – postoi në Instagram një video-tutorial hap pas hapi nëse do të prisni flokët e burrave.
Sigurisht që mjetet varen nga modeli dhe gjatësia e flokëve, por përgjithësisht duhet një makinë qethëse, krehër i hollë dhe gërshërë.
Videon shpjeguese e ndiqni në vijim. Shiheni me kujdes. Ose shiheni si të doni. Sidoqoftë, ju falen gabimet.