Site icon Telegrafi

Flokëtarja më e urryer te e cila burrat qëndrojnë në radhë: Nuk keni parë kurrë një prerje të tillë flokësh!

Gratë e tyre e urrejnë dhe e kërcënojnë

Kara Vera është një parukiere, e cila ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm për shkak të mënyrës se si ua pret flokët burrave.

Kur të shihni se si ajo e bën punën e saj, do të kuptoni menjëherë pse gjinia e bukur nuk e lejon partnerin të caktojnë një termin te Kara, transmeton Telegrafi.

Kara Vera (26) nga Kalifornia është një flokëtare e cila krijoi një mënyrë të pazakontë për ta bërë këtë punë. Ajo e quan atë “një metodë e veçantë që meshkujt nuk mund t’i rezistojnë”.

Me këtë mënyrë të prerjes së flokëve ajo tërhoqi klientë dhe ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, pasi videot nga puna u bënë virale.

Së fundmi ajo është zhvendosur në Las Vegas dhe siç thotë ajo ka rezultuar se është vendi i përsosur për metodën unike. Ajo shkurton mjekrën e meshkujve ndërsa është ulur në prehër, kryesisht me të brendshme. Prerja bazë e flokëve dhe prerja e mjekrës kushton 100 euro, por nëse klienti dëshiron një masazh dhe zhveshje, duhet të paguajë ekstra.


“E kuptova se mund të fitoja para kështu kur në videon në të cilën isha ulur në mikut tim që e postova në rrjetet sociale, por e cila ‘shpërtheu’ dhe nëpërmjet komenteve të gjithë kërkonin shërbimet e mia. Vendosa të filloj të vishem me rroba të brendshme dhe të ulem mbi klientët. Të gjithë janë jashtëzakonisht të respektueshëm. Ata vijnë për një eksperiencë unike dhe e shijojnë vërtet atë”, thotë Vera.

/Telegrafi/

Exit mobile version