Lëkura e kokës duhet të prodhojë një sasi të caktuar yndyre për të qëndruar e njomur dhe për t’i mbrojtur flokët duke formuar një shtresë të hollë. Megjithatë, një sasi e tepërt yndyre mund të çojë në mungesë vëllimi, por edhe në irritim.
Për fat të mirë, nëse zbuloni shkakun e yndyrosjes së tepërt të flokëve, mund ta vini nën kontroll.
I lani shpesh flokët
Një nga arsyet më të shpeshta pse flokët bëhen të yndyrshme, është sepse i lani më shpesh sesa duhet. Në skalpin tuaj, ka shumë baktere të mira që nxisin një nivel të shëndetshëm pH të lëkurës, ndërsa larja e shpeshtë mund të na bëjë ta prishim ekuilibrin e kësaj vlere pH. Më së miri do të ishte që gradualisht ta reduktoni numrin e larjeve të flokëve dhe të përdorni produkte që nuk e thajnë lëkurën e kokës.
Mbani modele flokësh të lidhura
Edhe pse shumë njerëz e përdorin bishtin si një mënyrë e mirë për të fshehur flokët e yndyrshëm, në fakt ky model flokësh bën që dhjami të grumbullohet nën rrënjët e flokëve. Kjo sepse këto lloj modeli flokësh kërkojnë shumë produkte stilimi. Prandaj, nuk duhet ta teproni me produktet për modelimin e flokëve.
Nuk i lani flokët me ujë të ftohtë
Larja e flokëve me ujë të ngrohtë ndihmon në hapjen e poreve, por gjithashtu ndihmon në largimin e papastërtive. Megjithatë, mund të jetë gjithashtu i dëmshëm për flokët, sepse lan sebumin dhe mund ta thajë skalpin e kokës, gjë që përfundimisht çon në zbokth dhe flokë të yndyrshëm. Në këtë rast, do të ishte mirë të përdorni ujë të ngrohtë gjatë aplikimit të shampos dhe balsamit dhe në fund t’i shpërlani flokët me ujë të ftohtë për t’u mbyllur poret.
Keni zgjedhur produktin e gabuar
Kur i lani flokët, është e rëndësishme të përdorni produkte që u përshtaten flokëve dhe skalpit tuaj. Produktet që janë shumë të forta mund t’i bëjnë flokët të sheshtë dhe të yndyrshëm. Nëse keni një tip flokësh normal, më mirë duhet t’i shmangni produktet e destinuara për flokë të thatë dhe të dëmtuar.
I prekni shpesh flokët
Kur i prekni flokët, ju transferoni baktere dhe në këtë mënyrë i inkurajoni ato të yndyrosen më shpejt. Gjithashtu, krehja e shpeshtë mund të bëjë që flokët të yndyrosen më shpejt. Prandaj, është mirë që t’i prekni sa më pak flokët dhe t’i krihni vetëm dy herë në ditë. /Telegrafi/