Në këtë pikë, Hailey Bieber eksperimentoi me pothuajse çdo lloj nuance të ngjyrës bionde që mund t’ju bie ndërmend.
Bieber ka provuar të jetë bionde e ndritshme, ‘balayage’, dhe këtë muaj madje u zhvendos në territore më të errëta me nuanca të karamelit në rrënjë.
Sidoqoftë, pamja e saj e fundit është diçka e re. Në xhirimet e brendshme të kopertinës së saj për Vogue Paris, Hailey kishte një bob-biond me strukturë të butë, i kompletuar me një prerje të mprehtë.
Pamja u shoqërua me stilimin të inspiruar nga vitet ’80 – çizme të gjata deri në kofshë dhe një pulovër me stampim zebre. Grimi është gjithashtu i mahnitshëm duke u fokusuar te kapakët me shkëlqim ngjyrë hiri, vetullat e errëta, peneli i stilit rok dhe buzë të kuqe.
Flokët në vetvete janë duke u bërë modeli i sezonit, me Billie Eilish dhe Margot Robbie që provuan prerjen e njëjtë po ashtu. /Telegrafi/